Reklama

LUFTA NË UKRAINË PREK EDHE TRUSTIN, HUMBIN 90 MILIONË EURO

Kështu një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA.

Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Kështu një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA.

Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej 90 milionë euro.

Ndërsa, ekspert bankar kërkojnë nga Trusti që të marrin masa sa i përket investimeve të mjeteve të fondit në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi thotë për KosovaPress se agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, rrjedhimisht ka prekur edhe pjesën e investimeve të Trustit me një tkurrje përreth 4 për qind.

Megjithatë, demi thotë se nuk ka vend për t’u alarmuar.

“Kemi një reduktim të vlerës së përgjithshme të Fondit me rreth 90 milionë euro deri më tani ose rreth 4 për qind. Por, duke qenë se jemi pas një viti me rritje shumë të lartë, në vitin 2021 u ngritëm me gati 11 për qind ose rreth 220 milionë euro kthim nga investimet, ende kemi hapësirë për t’u mos u alarmuar përkundër që masat e mara nga bordi drejtues dhe monumenti kanë qenë në nivel të detyrës së shqetësimit dhe ndjeshmërisë së situatës së re. Gjithçka në jetën tonë po preket shumë më fuqishëm se sa mjetet pensionale, kështu që shumë çka po na kushton shumë më shtrenjtë. Fjalori i përdorur së fundmi nga liderët e shteteve bërthamore përfshirë sidomos Rusinë që ka përmendur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore është një alarm shumë i fortë dhe që prek sigurinë dhe cenon sigurinë investuese globale. Andaj, lëvizjet, rëniet e vlerës për momentin janë të pritshme dhe të arsyeshme për situatën që kemi”, u shpreh Demi.

Sipas Demit, pozicionimi i fundit gjeografik i Trustit për investime ka qenë me prezencën më të lartë në tregun e Evropës dhe pak të ulët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, Demi thotë se kanë marrë një vendim të rëndësishëm për t’u mos u afektuar të paktën kontribuesit që tani më janë në prag të pensionimit.

“Zgjidhjet e ofruar nga bordit dhe menaxhmenti në këtë rast, është që të gjithë kontribuuesit që kanë arritur moshën 63.5 vejçare më 16 shkurt të këtij viti do të kalojnë në një plan investues konservativ dhe mjetet e tyre nuk do të prekën nga lëvizjet në tregjet financiare ndërkombëtare, do të jenë pjesë e investimeve tona në bonot e thesarit të Kosovës të cilat historikisht kanë pasur një kthim nga investimet rreth 3 për qind. Pra, kjo është masa më e re që ka qenë e projektuar dhe e punuar për disa vjet nga Trusti, që të kemi mbrojtje më të lartë të kontribuueseve që janë më afër pensionit dhe që nuk kanë kohë të rikuperojnë rëniet ose luhatjet eventuale”, thekson ai.

Profesoresha universitare Albulenë Kastrati thotë për KosovaPress se edhe fondi i Trustit pashmangshëm do të pësoj humbje si pasojë e kësaj lufte në Ukrainë.

Profesoresha Kastrati ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i Trustit që të rishikojnë vendimin për investimet e kontributeve në këto tregje ndërkombëtare.

“Performanca e tyre varet direket nga performaca e indekseve dhe tregjeve ku janë ta plasuar. Menjëherë pas krizës Ukrainë-Rusi, të gjitha bursat ndërkombëtare në Evropë, në Amerikë, në Japoni, në Londër janë afektuar dhe shumica prej tyre kanë pësuar rënie, kështu që në aspektin e Trustit pensional kemi shumë ekspozime, 90 për qind të kontributeve tona dhe varësisht si perforojnë këto tregje, ashtu do të performojë edhe kthimi I kontributeve tona. Prandaj, është e pashmangshme që një pjesë këtyre kontributeve munden me pësuar humbje[…]Ky kombinim i aseteve ose plasimeve nëpër tregjet ndryshme duhet me u rishikuar”, thotë Kastrati.

Viteve të fundit është rritur vazhdimisht numri i kontribuuesve në Trust, ku aktualisht edhe fondi ka arrit diku rreth 2.3 miliardë euro.

/Teve/

Ju rekomandojmë