Reklama

Lista me dhjetë personat më të pasur në 2021

Ndër të gjithë, spikat Elon Musk: themeluesi i Tesla-s e shtyn veten drejt majave që vetëm John D. Rockefeller kishte arritur në fillim të viteve 1900.

Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se 2020, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë. Në vendin e dytë – në distancë – është Jeff Bezos (194.2 miliardë) i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk sepse Amazon u rrit vetëm me  2% në vit.

Viti 2021 në fakt duhet të mbahet mend si viti i vaksinave për të dalë nga pandemia por në fund të tij, janë dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që kanë grumbulluar të paktën 10 miliardë pasuri.

Medalja e bronztë i shkon francezit Bernard Arnault. Pronari i gjigantit luksoz LVMH është i vetmi evropian në 10-shen e Bloomberg me asete prej 177.1 miliardë dollarësh, edhe falë investimeve të rëndësishme të bëra, si p.sh. si 15.8 miliardë dollarë të shpenzuar në fund të 2020 për bizhuteritë e Tiffany.

Në renditjen e Forbes ka 44 njerëz të rinj të pasur, përfshirë Melinda Gates dhe dy bashkëthemeluesit e Moderna, kompania bioteknike që prodhoi vaksina kundër Covid. Ndër të tjerë emra në dhjetëshen më të pasur listohen edhe Bill Gates apo Mark Zuckerberg.

Ju rekomandojmë