Reklama

Lansohen shërbime të reja në platformën e-Kosova

Në Platformën eKosova u lansuan dy shërbime të reja të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës:
1. Ndarja e terminit të provimit teorik për patentë-shofer dhe pagesa e tarifës;
2. Ndarja e terminit të provimit praktik për patentë-shofer dhe pagesa e tarifës.
Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i ndjekur hapat në vijim:
1. Hapja e Platformës eKosova;
2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;
3. Klikimi mbi shërbimin “Automjeti”.
Platforma e shërbimeve online eKosova
Ju rekomandojmë