Dogana e Kosovës është duke kryer një aksion në HIB Petrol. Kjo pasi dyshohet se kompania është duke kryer shmangie të obligimeve tatimore.
Dhe nga të gjeturat e Doganës, në aksionin bashkë me Policinë e Kosovës, siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, janë arrestuar tre persona në “HIB Petrol”.
Aksioni po zhvillohet në një nga pika e “HIB Petrol” në Ferizaj, që llogaritët të jetë pikë kryesore e kompanisë së derivateve.
Gazeta Online Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera rreth aksionit që është duke vazhduar. Shkruan Reporteri.net