Reklamaspot_img

LAJMI FUNDIT: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbështet Bizneset

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vazhdon më realizimin e programit “Internship Biznesi – 2022”.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, formësimi i kuadrove të reja dhe bartja e njohurive teorike në praktikë të fituara gjatë studimeve, si dhe mundësia e punësimit te të rinjëve.

Agjencia KIESA fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që kanë kërkesa për burime njerëzore dhe shprehin interesimin që të plotësojnë nevojat e tyre më absolvent të suksesshëm dhe te diplomuar jo më shumë së një vit, duke i angazhuar ata si praktikantë në ndërmarrjet e juaja gjatë tre muajve të vitit 2022. Pas kryerjes së praktikës profesionale, ndërmarrjet nuk kanë obligim që të vazhdojnë angazhimin e mëtejmë të praktikanteve, përveç nëse kjo bëhet më marrëveshje të re mes palëve. Ndërmarrjet duhen cekur profilin e praktikanteve që iu nevojiten dhe numrin e tyre, mirëpo jo  më shumë së tre (3) praktikantë të financuar nga KIESA.

Për angazhimin tremujor të maksimum tre praktikantëve, KIESA do të financoj në vlerë prej 200.00 Euro (Bruto) për muaji nga Buxheti i Kosovës, ndërsa ndërmarrja nuk ka obligim financiare ndaj këtyre 3 praktikantëve.

Në rast se ndërmarrja kërkon më shumë se tre praktikant, atëherë duhet t’i paguaj vet se paku 200 euro bruto.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:

  1. Certifikatën e biznesit ( Kopje),
  2.    Formulari për aplikim i plotësuar.

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike, formularin për aplikim dhe informatat tjera mund t’i merren në faqet e internetit MINT-KIESA, në formë elektronike mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net  dhe dokumentacionin e plotësuar duhet ta dorëzojnë në mënyrë fizike në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rr. “Arbënor e Astrit Dehari” nr. 12, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Sqarim: Numri praktikanteve dhe buxheti është i limituar andaj shpërndarja e praktikanteve do të bëhet varësisht prej mundësive buxhetore.

Afati i fundit për shprehje të interesit ( thirrje publike) është deri më datë 17.06.2022 në orën 16:00.

Aplikimet pas afatit kohor nuk do të merren parasysh.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038 200 36 556.

Ju rekomandojmë