Reklama

Lajm i mire: Qeveria ndane mbi 3 milion euro per keto kategori. Ja kush perfiton

Është hapur thirrja publike për ndërtimin e shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë ndarë 3 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për rindërtimin e shtëpive për qytetarët e komuniteteve jo shumicë në Mitrovicë të Veriut.

Kriteret për të qenë përfitues i kësaj thirrje janë të përcaktuara kësisoj:

“…të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të posedoj dokument identifikues së Republikës së Kosovës, të mos kenë shtëpi ose objekt banimi që nuk plotëson kushtet e banimit, posedimi i pronës për ndërtimin e shtëpisë (truallit) me fletë poseduese të pronës, akt noterial ose çdo lloj dokumenti që mundet ta dëshmojë pronësinë, të mos ketë përfituar ndihmë për ndërtimin e shtëpisë nga ana e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, apo institucioneve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare”

Më 6 shtator të vitit të kaluar, ka nisur projekti 1 milionësh për ndërtimin e shtëpive në Mitrovicë të Veriut të cilat ishin dëmtuar gjatë luftës, ku 23 familjeve do t’i ndërtoheshin shtëpitë.

Ju rekomandojmë