Reklama

Lajm i mirë për të pa punët nga Ministria e Punes dhe Mirëqenies Sociale

Kohët e fundit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka ndërmarrë shumë reforma në Shërbimet Publike të Punësimit (SHPP) në Kosovë, të orientuar në nevojat e klientëve.Një prej këtyre reformave është krijimi i Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), raporton 02Press.com.

Me krijimin e Agjensisë së Punësimit për Republikën e Kosovës (APRK), shërbimet publike të punësimit ndahen nga MPMS, me qëllim të administrimit të tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit professional.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të intesuar për punë tani mund të aplikojnë edhe në mënyrë elektronike përmes web faqes së APRK-së.

Aktualisht siç është raportuar në këtë portal të punës, janë 132 vende të lira pune në Kosovë, derisa 1172 është numri i atyre që kanë kërkuar punë.

Ju mund të shikoni vendet e lira të punës duke klikuar KKëtu.

Herë pas here ofrohet edhe praktikë me pagesë në disa sektore të veçanta.

Ju rekomandojmë