Punonjësit gjermanë në sektorin publik, gjatë vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë COVID-19 do t’i marrin nga 1,300 euro bonus, plus 2.8 për qind rritje rroge.
Mbi një milion nëpunës në sektorin publik në shtetin gjerman, do të marrin bonuse deri në mars të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Kjo marrëveshje është arritur pas kërcënimeve me grevë nga punonjësit e spitaleve, kopshteve të fëmijëve, shkollave dhe policisë.
Bisedimet kishin zgjatur gjatë tërë vikendit, pra deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
E presidenti i Sindikatës, Verdi Frank Verneke, tha se marrëveshja e arritur është e drejtë.
Bisedimet fillimisht nisën në fund të verës, sindikalistët kërkonin rritje rroge për të paktën 150 euro në muaj, përkatësisht rreth 5 për qind. Gjithashtu kërkonin 300 euro më shumë në pagë mujore për punonjësit shëndetësorë.
E kjo për zyrtarët shtetëror ishte e papërballueshme, për faktin se tashmë kishin investuar shumë në shëndetësi dhe ekonomi si pasojë e pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/