📢 Lajm i mirë për bizneset në Kosovë! 🚀
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.
✅Tani, ju mund të pajiseni me dokumenta biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit! 💼✨
📌ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie. 💻
♻️Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.
#Inovacion #RegjistrimBiznesi #Kosovë #ARBK #MINT