Reklama

Kurti për pagën minimale: S’mund të kërcejmë në 400 e 500 euro, është absurde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur rreth debatit për pagën minimale që po ndodh tash e disa javë, ku ka shumë kërkesa dhe kritika drejtuar Qeverisë të cilën e udhëheq ai.

I pyetur se sa do të bëhet paga minimale, Kurti ka thënë se duhet që ngritja e pagës minimale të jetë e arsyeshme dhe jo absurde, shkruan lajmi.net.

“Nuk mund të kërcejmë prej 170 në 400, apo 500, s’është e mundshme. Pritjet absurde s’mund të jenë të arsyeshme”, tha ai në RTK.

Ai ka shtuar se kur të rritet ekonomia atëherë do ta rishikojnë këtë çështje sërish.

“Ne e kemi thënë në fushatë që do të jetë 250. Kur të rritet ekonomia, a mendoni që nuk duhet ta bëjmë një rishikim, sigurisht që po”, /Lajmi.net/

Ju rekomandojmë