Reklama

Kur paga në sektorin publik rritet për 44 euro, në sektorin privat zbritet për 31 euro

Komentatori politik Ermal Sadiku ka folur pagat në sektorin publik dhe atë privat dhe dallimin mes tyre.

Sadiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se në vitin 2020 kur paga u rrit për 44 euro, në sektorin privat ka zbritur në 31 euro.

“Në sektorin publik në 20 vjet janë rritur shumëfish, në vitin 2020 në pandemic paga në sektorin publik rritet për 44 euro dhe mbërrin në 624 eur, në raport me sa prodhojna na e kena ndër pagat mesatare më të mëdha në rajon në sektorin publik,, sepse e kemi GDP dyfish më të vogël se Serbia, por në shumë vende të sektorit publik jemi të barabartë me paga me ta. Nuk po them që paga në sekotrin publik është e madhe sepse prapë po thom paga ka koncept relative se duhet me krahasu se cka ki me ble me atë pagë.

Kur paga në vitin 2020 u rrit për 44 euro në sektorin privat zbritet për 31 euro. Në vitin 2020 paga në sektorin privat ka qenë 380 euro po mendoj bruto, ndërsa në sektorin publik është 624 euro” tha Sadiku.

Ai madje tha se në Kosovë ka një diferencë të madhe të pagës mes sektorit publik dhe privat.

“Nuk e di që ka shtete të tjera në Evropë që ka kaq diferencë të madha mes sektorit publik dhe privat. Kjo ka me kriju njëfarë problem më të mëdha me sindikatat, tash po e shohim, deklaratat e ministrit të Financave kenë të pamatshme, si koncept kenë të gabueshme”. /T7/

Ju rekomandojmë