Rusët kanë rreth 1 trilion dollarë (760 miliardë £) të fshehura në mbarë botën dhe vendet po përpiqen ta gjejnë atë.
Rreth një e katërta e kësaj shume kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt – rusë të pasur, të njohur si “oligarkë”, vlerëson grupi i ekspertëve nga Këshilli Atlantik.
Për dekada, oligarkët rusë kanë lëvizur miliarda dollarë jashtë vendit, duke i vendosur ato në kompani guackë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë gjurmimin.
Historikisht, shumë nga këto para kanë shkuar në Qipro – të joshur nga taksat e favorshme. Për disa, ishulli u bë i njohur si “Moska në Med”.
Territoret britanike jashtë shtetit si Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu destinacione të preferuara.
Disa nga këto para e gjejnë rrugën drejt kryeqyteteve financiare, si New Yorku dhe Londra.
Pas pushtimit të Ukrainës, vendet kanë njoftuar një sërë masash për të gjurmuar paratë ruse.