Reklama

Kriptovalutat bien ndjeshëm – Humbasin 300 miliard dollarë nga tregu në vetëm 2 ditë

Çmimet e Bitcoin dhe kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm, duke fshirë vlerën e rreth 300 miliardë dollarëve nga tregu i kombinuar i kriptove në vetëm dy ditë.

Çmimi i bitcoin ra në rreth 51,000 dollarë për bitcoin pasi u tregtua me rreth 69,000 dollarë vetëm javë më parë, një rënie prej gati 30%.

Lëvizja e fundit negative ka prekur kriptovalutat e tjera kryesore, duke përfshirë ethereum, BNB të Binance, solana, cardano dhe XRP të Ripple, secila humbet pothuajse 10% në vetëm 24 orë.

Shitjet e papritura të bitcoin dhe kriptove, që vijnë së bashku me disa rënie serioze të tregut të aksioneve, pasojnë një paralajmërim të bërë nga investitori i famshëm Louis Navellier se “ulja” e shumëpritur e Rezervës Federale mund të shpërthejë flluskën e bitcoin dhe kriptos.

SCAN

Ju rekomandojmë