Reklama

Krasniqi paralajmëron: “1 euro ka me u bo buka në Kosovë”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Krasniqi tha se në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të përballet me kriza të reja, duke përfshirë edhe rritjen e çmimit të miellit.

Nëse vërtet përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marr një shembull, do të ngritët çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës. Unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodh, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me këtë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet,” tha Krasniqi në Klan.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, Krasniqi tha se opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, por në rast të rritjes do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çmimi i rrymës është shumë problematik, opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, ne kemi kërkuar edhe shkarkimin e tyre nëse vjen deri te kjo, por ne votat s’i kemi shkarkuar. E dyta, nëse ndodh vendimi, ne do ta atakojmë përmes gjykatave deri në momentin kur ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse instrumentet këto janë”, tha Krasniqi.

Ju rekomandojmë