Reklama

KOSTT: 𝐒𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫

KOSTT njofton opinionin publik se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.
Sipas njoftimit te KOSTT, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.
“Kërkohet nga të gjitha palët pjesëmarrëse në treg të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, për të siguruar një operim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit elektroenergjetik”, thuhet në njoftimin e KOSTT.
Ndryshe në një njoftim mbrëmë, KOSTT alarmoi se Kosova është duke e rrezikuar përjashtimin nga mekanizmat ndërkombëtar të energjetikës, për shkak të nivelit të lartë të devijimeve në rrjetin energjetik evropian nga zona e Kosovës. KOSTT e bëri përgjegjëse për këtë KESCO-n, derisa kjo e fundit tha se kishte probleme me import.
LEXO EDHE:
https://buletiniekonomik.com/2026/01/kostt-ngre-alarmin-nga-devijimet-e-shkaktuara-prej-kesco-s-ne-rrjetin-interkonektiv-evropian-po-rrezikohet-marreveshja-e-kosoves-me-entso/
https://buletiniekonomik.com/2026/01/alarmi-i-kostt-it-per-devijimet-lajmerohet-kesco-thote-se-po-perballet-me-kufizim-te-kapaciteteve-nderkufitare/
Ju rekomandojmë