Reklama

Kosova renditet e 87-ta në botë për korrupsionin. Përmisohet gjendja nga një vit më parë

Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria është pozicionuar në vendin e 110 në botë si vendi më i korruptuar në rajon, duke humbur 6 pozicione krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar vendi ynë renditej i 104-t në botë, ndërsa këtë vit duket se ka zbritur në vendin e 110-të nga 180 shtete.

Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në rajon, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, duke u barazuar kështu me Bosnje-Hercegovinën. Kosova renditet në vendin e 87 duke bërë progres nga një vit më parë, ndërsa Mali i Zi pozicionohet në vendin e 64.

Pikët e Shqipërisë janë ulur në 35 nga 36 që ishin vitin e kaluar. Pikëzimi varion në një shkallë nga 0-100, ku 0 i referohet korrupsionit të lartë dhe 100 një shteti të pastër nga fenomeni. Indeksi mat vetëm nivelin e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Në dekadën e fundit, niveli më i ulët për vendin tonë ka qenë në vitin 2013, ndërsa më i larti në vitin 2016, kur u miratua reforma në drejtësi.

“Në Shqipëri gazetarët vuajnë paditë ligjore dhe kërcënimet, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit që lidhen me përgjigjen ndaj pandemisë. Ndër të tjera, gjatë pandmeisë janë regjistruar edhe shqetësime në lidhje me dhunën policore gjatë protestave, si dhe kufizim i lirisë së grumbullimit”, thuhet në raport.

Kur flasim në nivel global, vendi që është në krye të listës, si shteti me më pak korrupsion është Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, Zelanda e Re dhe Norvegjia, ndërsa në fund të listës janë vende si Siria dhe Sudani Jugor.

Ju rekomandojmë