Reklama

Kosova promovon kapacitetet turistike në “Expo 2020 Dubai”

Promovimi i kapaciteteve turistike  dhe hoteliere ka qenë segmenti kryesor që ka përshkuar aktivitetet e Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai” gjatë javes.

Një prezantim për potencialet turistike dhe hoteliere të Kosovës është realizuar  nga Unioni i Turizmit,  Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, si dhe përfaqësuesit e kompanive të ndryshme hoteliere, të cilët kanë qenë pjesë e këtij turi promovues, e që janë përzgjedhur përmes kritereve të shpalljes publike të bërë nga Ministria  e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Përgjatë prezantimeve, përveç përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, ka pasur edhe interesim të vizitorëve lokalë dhe turistëve të huaj, të cilët janë interesuar për ofertat, atraksionet  e akomodimet, si dhe për kushtet sesi mund të kalohen fundjavat apo pushimet në destinacionet e ndryshme, që ofron Republika e Kosovës.

Prezantimet janë pasuar nga vizita që delegacioni i udhëhequr nga MINT ka zhvilluar në pavione të ndryshme prezentë në “Expo 2020 Dubai”, ku përfaqësuesit e institucioneve dhe  të bizneseve kanë shkëmbyer ide e kontakte në shërbim të bashkëpunimit në të ardhmen.  

Ju rekomandojmë