Pronari i korporatës “Buçaj”, Fatmir Krasniqi sot ka dhuruar 100 mijë euro për Fondin e Sigurisë.
Këtë e kanë konfirmuar burime të Teve.1info.
Qeveria e Kosovës të martën themeloi Fondin e Sigurisë, me qëllim të mbledhjes së fondeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, blerjen e armatimit dhe pajisjeve tjera. Menjëherë pas këtij vendimi kanë filluar të paraqiten donatorë për ta mbështetur këtë fond.