Reklama

Konflikti i mundshëm në Ukrainë trondit vlerën e Bitcoinit, bie në nivelin më të ulët në gjashtë muaj

Vlera e Bitcoinit ka ra me mbi 15 për qind brenda një jave, që është niveli më i ulët në gjashtë muaj, pasi frika e një sulmi të mundshëm rus ndaj Ukrainës ka ndikuar që kriptovaluta të vazhdoj të jetë e pa qëndrueshme.

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 36 mijë dollarë, më i ulëti që nga 24 korriku, duke shënuar rënien prej 50 për qind të vlerës.

Frika e konfliktit ka goditur aksionet në bursa në të gjithë botën, ndërkohë që forcoi dollarin amerikan dhe naftën.

Kriptovalutat më të vogla për nga kapitali i tregut, të cilat priren të lëvizin së bashku me Bitcoinin, gjithashtu ranë. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë