Pushimet janë një kohë e mirë për të kaluar me familjen, miqtë, por edhe shijimit të ushqimeve të mira dhe me bollëk. Por gjithashtu janë kohë edhe për blerje, dhuratat e minutës së fundit, shkëmbimet zyrtare të dhuratave, si dhe furnizimi i shtëpisë me ushqim, mjaftueshëm sa për të ushqyer gjithë lagjen.
Pritjet për dhuratat e pushimeve duket se rriten çdo vit, dhe kjo është një gjë tjetër që i bën pushimet të shtrenjta. Nga dëshira por edhe të qenë në një farë mënyre në pozitë për shkëmbimin e dhuratave, ju përfundoni duke përdorur kartën tuaj elektronike më shumë se zakonisht, dhe mund të futeni edhe në borxh.
Duke qenë se jemi para festave, si Krishtlindja apo ndërrimi i viteve, është mirë të nisni këtë sezon festiv e pushimesh me plane për të grumbulluar sa më pak borxhe të jetë e mundur.
Këtu janë gjashtë mënyra për t’u siguruar që do dilni pa borxhe nga sezoni i festave:
Vendosni një kufi të shpenzimeve për secilin person që jeni duke blerë.
Pasi ti keni të qarta idetë për dhurata për çdo person në listën tuaj, shkruani shumën që doni të shpenzoni për çdo dhuratë. Sigurohuni që para se të nisni me blerjet të keni parë të gjitha alternativat e mundshme që kushtojnë më pak. Qëndroni të patundur në buxhetin tuaj dhe mos i lejoni vetes të shtoni shpenzime ekstra për asnjë person.
Shpenzoni vetëm atë shumë që keni në llogarinë tuaj.
Ndani mënjanë buxhetin e pushimeve. Dhe mos përdorni kartën tuaj të kreditit për të blerë dhurata, pasi në këtë mënyrë tundoheni të shpenzoni më shumë, duke mos kontrolluar llogarinë tuaj. Përdorni vetëm kartën tuaj të debitit.
Mos lejoni që karta juaj e kreditit të limitojë faktorin në procesin e vendimmarrjes.
Është e lehtë të racionalizosh një shtesë prej 100 mijë lekësh kur kufiri i kartës së kreditit është 700 mijë lekë. Por së pari, mos harroni që nuk duhet të përdorësh më shumë se 30% të kredisë tënde në dispozicion. Vetëm për shkak se keni mundësi të shpenzoni deri në 700 mijë lekë (ose sa shumë lejoni kartat tuaja) nuk do të thotë që duhet të shpenzoni përtej mundësive tuaja.
Mos bli asgjë për veten tende
Blerja e një dhuratë është një trajtim i merituar, por nuk keni pse shpenzoni kur keni mundësi të kënaqni veten gjatë gjithë vitit 2018. Por mund të blini diçka vetëm nëse i përmbaheni planit tuaj të shpenzimeve.
Bëni dhurata të vogla, nga gjërat që keni në shtëpi, në vend që t’i blini ato.
Sapunë aromatizues, qirinj, punime të vogla dore, janë disa nga gjerat që njerëzit i pëlqejnë në masë.
Sugjeroni “lojën” e shkëmbimit të dhuratave, keni më pak kosto.
Për shembull, në vend që të merrni një dhuratë për secilin person në familje apo në festën ku merrni pjesë, bëni shkëmbim dhurate, ku secili i jep një dhuratë një personi tjetër në mënyrë rastësore apo me short.
SCAN