Reklama

Këta janë deputetët kosovarë që vozisin vetura nga 10 mijë deri 300 mijë euro

Standari i disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës mbetet i lartë, sa që disa prej tyre kanë pasuri marramendese.
Mbi 20 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë vetura të cilat kanë çmime nga 10 mijë deri mbi 300 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Vetëm deputeti i AKR-LDK, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ka në pronësi gjashtë vetura, vlera e të cilave sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion (AKK), arrin në 823 mijë euro, ndërsa, sipas tij, të gjitha të ardhurat nga blerja e veturave janë nga jashtë Kosovës.

Mercedes S 600, 300 mijë euro ; Mercedes S 600, 200 mijë euro ; Mercedes Gl, 200 mijë euro ; Mercedes G55L, AMG, 45 mijë euro ; Mercedes GI 450, 40 mijë euro ; Mercedes ML 500, 38 mijë euro, janë modelet dhe vlerat e deklaruara nga kreu i AKR-së në AKK.

Pas Pacollit, për veturën më të shtrenjtë është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili po ashtu ka një veturë të tipit “Mercedes E 220”, e që vlera e tij është 33 mijë euro.

As deputetët nga komunitetet pakic nuk qendrojnë keq sa i përket standardit jetësor, kështu deputeti nga Lista Serbe Branislav Nikoliq, ka blerë veturë në vitin 2020 në vlerë 31,900 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në mesin e deputetëve që vozisin vetura me çmim 30 mijë euro, është edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ajo ka deklaruar se vetura e saj “Seat ATeca” që kushton 30,000 euro, është dhuratë nga prindi

Deputetja tjetër nga grupi multientnik, Duda Balje, vozitë veturë “Audi A4” që nga viti 2019, e që çmimi i saj është 25 mijë uro, një veturë me çmim të njejt e vozitë edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili përveç çmimit, nuk ka deklaura tipin e veturës që posedon.

Marakli i Mercedesi si kolegët e tij Behgjet Pacolli dhe Bekim Haxhiu, duket se është edhe deputeti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai ka deklaruar se në vitin 2019 e ka blerë veturën me kredi në vlerë 25 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Vetura në vlerë 20 mijë euro, vozisin deputët Blerta Deliu- Kodra e PDK-së, Haki Abazi i LVV-së dhe Haxhi Avdyli i Listës Guxo-LVV.

Një çmim pak më të lirë ka vetura e deputetit të PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili sipas deklarimit në Agjencinë Antikorrupsion, vozitë veturë “Mercedes B180” e cila ka çmim prej 18 mijë euro.

Kolegu i Lushtakut, Elmi Reçica ka shitur veturën “Passat” për të blerë një “Audi Q3” në vlerë 16 mijë euro.

Lista me vetura mbi 10 mijë euro, vazhdon me deputetën tjetër të PDK-së, Eliza Hoxha, e cila në vitin 2020 me kredi ka blerë një “Toyota” 15 mijë euro.

Deputeti tjetër nga Lista Serbe Ljubinko Karagjiq, po ashtu ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 15 mijë euro, por ai nuk ka treguar llojin e veturës, shkruan Reporteri.net.

Lista e deputeëve me veturë 15 mijë euro vazhdon me depuetin e LVV-së Valon Ramadani i cili ka deklaruar një “Audi A6”, ndërsa kolegu i tij Alban Bajrami po ashtu ka një veturë në vlerë 15,000 euro, por që nuk ka treguar tipin e saj, ndërsa deputeti nga e njejta parti, Gani Krasniqi ka në pronësi në “Seat Arona”, e që vlera e tij është 14,174 euro.

Depuetët e AAK-së, duket se kanë standard më të ulët se kolegët e tyre nga partitë e lartëpërmendura, shefi i Grupit Palramentar të AAK-së, Besnik Tahiri vozitë një “Audi Q7” të blerë 14 mijë euro në vitin 2017, ndërsa me çmim të njejt një veturë “Wolsfagen Tiguan” e vozitë edhe kolegia e tij, Time Kadrijaj.

Listës për vetura nën 14 mijë euro e nis Kujtim Shala i LDK-së, i cili ka deklaruar se ka blerë veturë 13.500 euro në vitin 2020 nga shitja e banesës, veturë më të lirë se Shala vozitë deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, e cila ka deklaruar se posedon një veturë “KIA” që nga viti 2017 e që kushton 12,700 euro.

Vetura me çmim 12,000 euro vozisin deputetët Pal Lekaj i AAK-së, Fatmir Humolli i LVV-së dhe kolegu i tij nga e njejta parti Luan Aliu.

Doresa Kica – Xhelili nis listën e deputetëve që nuk kanë veturë më të shtrenjt se 10 mijë euro, ajo ka deklaruar se në vitin 2016 ka blerë veturë me kredi në vlerë 10,500 euro, po ashtu një veturë me çmimtë njejt e vozitë edhe deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi e LDK-së, e cila mbyll listën e deputetëve që kanë vetura mbi 10 mijë euro.

Ju rekomandojmë