Kështu duket rezervuari i një veture e cila ka pësuar defekte për shkak të naftës jocilësore.
“Nafta e keqe ndikon në performancë, ndikon në fuqinë e veturës, ndikon po ashtu te shpenzimet më të shumta. Kam pasur raste të shumta që mërgimtarët më kanë thënë se kur janë furnizuar me naftë në Kosovë, vetura e tyre ka bërë kilometra dukshëm më pak sesa kur furnizohen në vende të Evropës. Por ka pasur edhe raste kur vetura është prishur për shkak të naftës së keqe”, thotë mekaniku që po e rregullonte këtë veturë. Shkruan Organizata Çohu/Preportr ne facebook