Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka thënë se është pro uljes së shpenzimeve të deputetëve, por që të mos kufizohet fushëveprimtaria e një deputeti.
Lekaj ka thënë se ka pasur edhe gabime në shifra vetëm që dikush të paraqitet si “kampion i shpenzimeve”.
Ai është shprehur se është dashur që kryetari i Kuvendit ta sqaroj çështjen e shpenzimeve për udhëtim të deputetëve.
“Unë jam për me u ulë shpenzimet por mos me u kufizu fushëveprimtaria e deputetit, sepse është për me të ardhë keq në çfarë kushte janë deputetët e Kosovës.
Sa i përket asaj për karburante, unë jom ndi shumë keq si deputet, por jam ndi edhe shumë ma keq që kryetari i Kuvendit ka dalë me sqarim. Asnjë deputeti nuk i ka mbetë të mashtrojë apo të vjedhë me litra që janë shpenzime. Nuk e llogaritë kurrkush që sa shpenzon deputeti që nuk ka kushte në Kuvend me i prit qytetarët. Na nuk jemi vetëm për me ardhë në komisione dhe mos me komuniku me qytetarët. Këtu mendoj që është dashtë kryetari i Kuvendit me dal dhe me sqaru, më vjen keq që është bë ajo zhurmë për me zhveshë deputetin. Nëse është politikë e dikujt që ky institucion të zhveshet komplet, nuk e di ku do ta çojë kjo. Për dy muaj 40 takime i kom pasë dhe adresën e përhershme e kam në Gjakovë. Ma shumë bëhet zhurmë për derivate dhe çështje tjera. Kanë gabu edhe në shifra për me qit një deputet kampion si unë. Nuk më kanë metë mu me kqyrë për 100-200 apo 300 se kom dhanë shumë më shumë për këtë vend”, u shpreh ai.