Reklama

KEDS: Tash e një muaj Kosova është në krizë energjetike, financat janë shterur deri në fund

KEDS: Tash e një muaj Kosova është në krizë energjetike, financat janë shterur deri në fund

Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën energjentike, në të cilën thotë se Kosova është futur tash e një muaj, raporton Gazeta Express.

Tregu energjetik evropian, pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar, thotë KEDS-i.

“Këto çmime marramendëse e që shkojnë mbi 300 euro për MWh po i paguajnë kompanitë KEDS dhe KESCO, pa përfshirë edhe çmimet për kapacitetet ndërkufitare e të cilat ndikojnë tutje në çmimin fundor të energjisë së importuar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Mundësitë financiare, KEDS-i thotë se janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta.

Ju rekomandojmë