Reklama

Kalkulimi që po frikëson rrjetin/Konspiracionsitët përcaktojnë datën e nisjes së Luftës së Tretë Botërore

Agresioni rus në Ukrainë ka rikthyer ethet e një Lufte të III Botërore. Në rrjete sociale kanë filluar dhe teori të shumta konspirative, të cilat flasin për një planifikim të pushtimit të Ukrainës kohë më parë, që lidhet me dy Luftrat e mëparshme Botërore.

Për të bërë këtë lidhje teoricienët konspirativë kanë bërë një “zbulim” numerologjik mes datave të fillimit të Luftërave Botërore dhe nisjes së sulmit mbi Ukrainë.

Nëse marrim Luftën e parë botërore e cila ka nisur më 28.7.1914, dhe nëse bëjmë mbledhjen e shifrave (28+7+19+14) shuma do të dilte 68-të.

I çuditshëm është fakti se të njëjtin përfundim numerik do të kemi po ashtu edhe nëse bëjmë mbledhjen e numrave të datës së fillimit të Luftës së II Botërore, e cila nisi më 1.9.1939, (1+9+19+39) përfundimi do të dilte gjithashtu 68-të.

Ajo që e bën këtë teori të frikshme është fakti se nëse mbledhim shifrat e datës së sulmit rus mbi Ukrainë atëherë përsëri shuma do të dilte 68.

Sulmi rus mbi Ukrainën ndodhi më 24.2.2022, nëse i mbledhim numrat (24+2+20+22) përfundimi do të dilte sërish 68-të, duke bërë që teoricienët konspirativ të hedhin dyshime për nisjen e një Lufte të Tretë Botërore.

Image

Ju rekomandojmë