Reklama

Ja pse jetojmë në një botë gjithnjë e me kaotike

Qeveritë janë zotuar që të bëjnë më mirë në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë. Në disa raste, si me Kinën dhe Indinë, dy vendet më të populluara në botë, premtimet janë të dukshme për mungesën e ambicies dhe urgjencës së tyre

Nga Richard Haass

“Council of Foreign Relations”

Libri im “Një botë në kaos”, u botua saktësisht 5 vite më parë. Teza kryesore e librit, ishte se fundi i Luftës së Ftohtë nuk solli një epokë më të madhe stabiliteti, sigurie dhe paqeje, siç prisnin shumë njerëz. Përkundrazi, në vend të kësaj ajo që na u shfaq ishte një botë në të cilën konflikti ishte shumë më i përhapur sesa bashkëpunimi.

Në atë kohë, disa e kritikuan librin si tejet negativist dhe pesimist. Në retrospektivë, unë them se libri mund të ishte kritikuar për optimizmin e tij relativ. Në fakt, bota është një vend më i rrëmujshëm nga sa ishte 5 vjet më parë, dhe shumica e tendencave po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Në nivelin global, hendeku midis sfidave dhe përgjigjeve është i madh dhe në rritje. Pandemia e Covid-19, nxori në pah mangësitë e makinerisë ndërkombëtare shëndetësore. Ne jemi duke hyrë në vitin e tretë të pandemisë, por për shkak të pengesave sistematike nga Pekini, nuk e dimë ende origjinën e saj.

Ajo që ne dimë është se më shumë se 5 milionë njerëz, dhe më shumë gjasa 15 milionë, kanë vdekur tashmë. Gjithashtu dimë se rreth 3 miliardë njerëz (shumica në Afrikë) nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të një vaksine anti-Covid. Po ashtu dimë se pandemia e vazhdueshme e ka reduktuar me triliona dollarë prodhimin ekonomik global.

Ndryshimet klimatike kanë përparuar më tej. Bota është tashmë më shumë se 1 gradë

Celsius më e ngrohtë, se sa ishte në fillimin e Revolucionit Industrial, dhe po shkon drejt njëngrohjeje të frikshme. Ngjarjet ekstreme të motit, janë bërë më të shpeshta. Është shtuar përdorimi i karburanteve fosile.

Qeveritë janë zotuar që të bëjnë më mirë në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë. Në disa raste, si me Kinën dhe Indinë, dy vendet më të populluara në botë, premtimet janë të dukshme për mungesën e ambicies dhe urgjencës së tyre.

Hapësira kibernetike mbetet e ngjashme me Perëndimin e Egër (Ëild Ëest), pa asnjë

“sherif” të gatshëm apo në gjendje që të vendosë kufi ndarës midis sjelljeve të pranueshmedhe atyre të papranueshme. Në të nuk ka një bashkëpunim global.

Përkundrazi, ne po shohim se teknologjia e tejkalon diplomacinë, ndërsa qeveritë autoritare po i izolojnë akoma më tepër shoqëritë e tyre, dhe po shkelin hapësirën kibernetike të të tjerëve për të nxitur mosmarrëveshje politike apo vjedhur teknologjinë e tyre.

Nga ana tjetër vazhdon përhapja e armëve bërthamore. Koreja e Veriut e ka shtuar numrin dhe cilësinë e arsenalit të saj bërthamor, por edhe rrezen dhe saktësinë e raketave të saj. Ndërkohë pas vendimit të njëanshëm të SHBA-së në vitin 2018 për të dalë nga marrëveshja, e cila vendosi disa kufij maksimalë të përkohshëm në lidhje me aftësitë bërthamore të Iranit, Republika Islamike ka kaluar nga 1 vit në vetëm disa muaj apo edhe javë larg zotërimit të një arme bërthamore.

Ju rekomandojmë