Reklama

Ja kur do te ekzekutohen me rritje shtesat per femijë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar skemat e reja për fëmijë – të cilat do jenë shtesë për nënat varësisht nga numri i fëmijëve që kanë.

Shtesat me rritje do te ekzekutohen nga muaji i ardhshem.

Kurti, para gazetarëve ka prezantuar se për një fëmijë buxheti që do t’i ndahet një nëne do të jetë 20 euro, ky kriter vlen për fëmijët që kanë moshën deri në 16 vjeç.

“Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim të ridizajnuar edhe me rritje të shtesave të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave dhe në disa raste edhe trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë. Pra, për fëmijën e parë dhe të dytin shtesat e reja do të jenë nga 20 euro në muaj, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë apo më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilën prej fëmijëve”.

“Një nënë me një fëmijë merr 20 euro në muaj, një nënë me dy fëmijë merr 40 euro në muaj, ndërsa një nënë me tre fëmijë merr 90 euro në muaj”.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar si ky është një lajm i mirë për të gjithë fëmijët e për të gjithë nënat.

“Bëhet fjalë për 403 mijë fëmijë që tashmë janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve. Jemi munduar që të sigurohemi që të rritet mbështetja dhe kështu të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët”./Albanianpost.com“

Ju rekomandojmë