Reklama

​Interesim i lartë për pasaporta, nga 3 janari aplikuan 39 mijë qytetarë

Afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari. Ky numër po konsiderohet mjaft i madh në Agjencinë për Regjistrim Civil, ku thonë se po punojnë në kushte të jashtëzakonshme e ku do të kalojë më shumë se 30 ditë, derisa qytetari të pajiset me pasaportë.

Në Agjencinë për Regjistrim Civil, thonë se vonesa për më shumë se një muaj për t’u pajisur me pasaportë, po ndodh për shkak se prodhimi nuk po mundet të zë hapin e aplikimeve.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, ka thënë për KosovaPress, se i kanë ngritur të gjitha kapacitetet për të pajisur qytetarët me pasaporta.

Ju rekomandojmë