Reklama

Inflacioni i Turqisë pritet të bjerë rreth 27% deri në fund të vitit – Cila është e ardhmja e kriptomonedhave ne vend?!

Inflacioni tashmë i shfrenuar në Turqi do të rritet më tej në muajt e ardhshëm përpara se të bjerë në rreth 27% deri në fund të vitit, sipas sondazheve të fundit pasi parashikimet u rritën pas krizës valutore në vitin 2021, që çuan çmimet në rritje. Lira turke u rrit me 0.4% dhe banka qendrore pritet të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 14% pas 500 pikë bazë të uljeve që nga shtatori. Ministri i Financave Nureddin Nebati tha se norma vjetore e inflacionit do të jetë një-shifrore deri në mesin e vitit 2023.

Me rënien e vlerës së lirës turke, njerëzit në Turqi po zhyten në kriptomonedha. Ajo që duket vërtet interesante dhe ajo që duhet t’u japë bankierëve qendrorë kudo që janë një pauzë, është se kripto e preferuar në Turqi për momentin është Tether.

Pse? Sepse Tether është një monedhë stabël, e cila është një klasë e kriptove që është e lidhur me një aktiv specifik – në rastin e Tether, dollarin. Një monedhë e tillë, e strukturuar siç duhet dhe transparente për asetet që e mbështesin, është ideale për transaksionet tregtare. Me fjalë të tjera, monedhat e qëndrueshme do të sfidojnë monopolin e qeverisë mbi paranë.

Turqia ka ndaluar përdorimin e kriptove si një formë pagese. Por ndalime të tilla përfundimisht do të dështojnë. Ndërsa rasti i Turqisë është ekstrem, inflacioni është kudo dhe njerëzit do të kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa ndaj parave të qeverisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Ju rekomandojmë