Reklama

Haxhiu: Nëse humbjet e Trustit janë 90 milionë, qytetarëve duhet t’u mundësohet t’i tërheqin mjetet

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se propozimi i tij për ritërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka marrë formën e projektligjit.

“Kategorizimi ka marrë formën e nismës ligjore që e kam proceduar në kuvend dhe po presim deklaratën financiare që është obligim i qeverisë”, është shprehur Haxhiu  në Klan Kosova FM.

“Pas ngritjes së çmimeve, qytetarëve duhet t’u mundësohet që t’i tërheqin këto mjete. Nëse humbja ka qenë 90 milionë euro tash, është mirë që këto mjete ato t’i kenë në duar për ta përballuar krizën”.

Haxhiu ma tej ka shpjeguar se cili është kategorizimi për tërheqje të mjeteve, në rast të miratimit.

“Ata që i kanë më pak se 10 mijë euro kursime kanë të drejtë t’i tërheqin 30 përqind; ata që kanë nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999, 25 përqind; ata që i kanë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999, 20 përqind; ata me 30 mijë deri në 39 mijë e 999, 15 përqind dhe personat me mbi 40 përqind kanë të drejtë që t’i tërheqin 10 përqind”.

/Fakte Plus/

Ju rekomandojmë