Gjiganti i farmaceutikës, GlaxoSmithKline, deklaroi në fundjavë se ka refuzuar një ofretë gjigante të pakërkuar prej 68.4 miliardë dollarë nga Unilever, për njësinë e produkteve të kujdësit shëndetësor të konsumatort, njësi që e kontrollon në partneritet ne Pfizer. Kompania me seli në Londër, deklaroi në faqen në web se një seri prej 3 ofertash janë bërë nga Unilever në vitin e kaluar, me të fundit më datë 20 Dhejtor, ku u refuzuan të gjitha, “për shkak se nënvlerësonin tërësisht njësinë dhe perspektivën për të ardhmen”.
Të dy kompanitë, GlaxoSmithKline dhe Unilever, konfirmuan ofertën për blerje, pas raportimeve në mediat britanike. Në një deklaratë të shkurtër në faqen në Ëeb, Unilever theksoi se “njësia e kujdesit shëndetësor për konsumatorin tek GSK, është një lider në këtë hapësirë dhe do të ishte një lëvizje strategjike, ndërkohë që Unilever vazhdon të riformojë portofolin”.
GlaxoSmithKline ka planifikuar ta nxjerrë nga biznesi kyesor njësinë, që njihet për produkte si ilaçi për dhimbjet Advil dhe pasta e dhëmbëve Sensodyne, në mes të vitit 2022. Pasi integroi bizneset e shëndetit të konsumatorit të Novartis dhe Pfizer, GSK theksoi se ka pasur shitje vjetore prej 13.1 miliardë dollarë në vitin 2021. Konglomerati i produkteve konsumatore Unilever shet një varg të gjerë të produkteve nga majoneza Hellmann e deri tek çaji Lipton. Ndër markat më të njohura të Unilever përfshihen deodorantët Dove dhe Rexona.
Klevis Llaha / SCAN