Reklama

Gjesti shembullor i qytetarëve në Klinë, ia kthejnë pronarit 2735 euro të humbura

Dje Stacioni Policor në Klinë është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.

Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili ka deklaruar se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

Por, “dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro”, njofton policia, transmeton Express.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju rekomandojmë