SpaceX i Elon Musk hyri në histori, duke përfunduar me sukses hedhjen e parë komerciale me raketa nga baza e NASA-s që ka dërguar gjithashtu astronautë në Hënë. Fitorja vjen pas dështimeve të shumta për CEOn e SpaceX dhe Tesla, i cili dëshiron të ndryshojë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe dërgojnë individë në Mars.
Që nga fëmijëria e tij, librat kanë luajtur një rol vendimtar në nxitjen e ambicieve të Musk. Thuhet se ai lexoi të gjithë Enciklopedinë Britannica në moshën nëntë vjeç dhe shfletonte pa pushim romane trillimesh shkencore për më shumë se 10 orë në ditë.
Kur u pyet se si mësoi për raketat, Musk tha se: “Unë lexoj libra”. Zakoni i tij i vazhdueshëm i leximit ishte thelbësor për fillimin e karrierës së tij historike.
Këtu janë tetë libra që formësuan sipërmarrësin revolucionar:
“Structures: Or Why Things Don’t Fall Down” nga J.E. Gordon.
“Benjamin Franklin: An American Life” nga Walter Isaacson
“Einstein: His Life and Universe” nga Walter Isaacson
“Superintelligence: Paths, Dangers, Strategies” nga Nick Bostrom
“Merchants of Doubt” nga Erik M. Conway dhe Naomi Oreskes
“Lord of the Flies” nga William Golding
“Zero to One: Notes on Startups, or How to Build the Future” nga Peter Thiel
The “Foundation” trilogy nga Isaac Asimov
(CNBC)
E . S / SCAN