Reklama

Elon Musk e lut McDonald’s ta pranojë si formë pagese kriptomonedhën Dogecoin

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka kërkuar që restoranti i ushqimit të shpejtë, McDonald’s të fillojë të pranojë kriptomonedhën Dogecoin si një lloj pagese.

Në një postim në Twitter, Musk shkroi se do të hajë një vakt të lumtur McDonald’s drejtpërdrejt në televizion nëse zinxhiri i ushqimit të shpejtë pranon si pagesë kriptomonedhën.

“Unë do të ha një vakt të lumtur në TV nëse McDonalds pranon Dogecoin”, shkroi Musk në llogarinë personale në Twitter.

Ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i zinxhirit të restorantit të ushqimit të shpejtë ndaj kërkesës së 50-vjeçarit.

“Si jeni ju njerëzit që po drejtojnë llogari të kriptove në twitter”, tha McDonald’s në një përgjigje fillestare ndaj pretendimit të miliarderit me prejardhje jug-afrikane.

Musk gjithashtu njoftoi në fillim të këtij muaji se Telsa do të fillojë të pranojë Dogecoin si pagesë për disa nga mallrat e kompanisë.

Ndryshe, theksojmë se lutja e Musk vjen pasi çmimet e kriptomonedhave, përfshirë Dogecoin, kanë rënë ndjeshëm në ditët e fundit. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë