Reklama

Ekspertët kritikojnë projektbuxhetin 2024, kërkojnë më shumë investime

Projektbuxheti për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro po kritikohet nga ekonomistët.

Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 po kritikohet nga ekonomistët  e vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha Radio Kosovës se kërkesë e Odës është që të ketë më shumë  projekte konkrete kapitale. Rafuna tha se Projektbuxheti i vitit 2024 ka disa të meta, ndërsa, siç thekson ai, i njëjti duhet të pasurohet para se të kalojë në lexim të dytë.

“Nëse e sheh te shpenzimet kapitale, shohim një shumë më të madhe se sa viti paraprak mirëpo, çështja dhe pikëpyetja që po vije duke parë praktiken e këtyre dy viteve të fundit është se sa po shpenzohen ato mjete të parapara për investime kapitale”.

Në këtë rast, nëse e marrim këtë vit, jemi në nëntor dhe ende nuk e ka arritur 50% e shpenzimeve të cilat kanë qenë të parapara. Kështu që kërkesa jonë është që ajo shumë që është e paraparë në buxhet të shtetit të shpenzohet e të fillohet me procedura sa më herët që është e mundur se edhe procedurat e prokurimit marrin kohë. Kërkesa jonë është që të ketë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e brutoproduktit vendor”, tha Rafuna.

Ai tutje theksoi se në projektbuxhet shihet se rritja ekonomike planifikohet të vije nga konsumi publik e privat,  remitenca dhe rimëkëmbja ekonomike. Por sipas tij,  këto planifikime, nuk mund të jenë të sigurta.

Ju rekomandojmë