Reklama

Ekonomia kineze me rritje rekorde ekonomike në 2021!

Ekonomia kineze është rimëkëmbur në vitin 2021, me normën më të lartë të rritjes në një dekadë, nxitur nga eksportet dhe industria, por ekzistojnë shenja të ngadalësimit të vrullit përmes konsumit të dobët dhe goditjes tek sektori i pronave. Ekonomia kineze u rrit me 8.1% në vitin 2021, ndërkohë që prodhimi industrial u rrit në mënyrë të qëndrueshme në fund të vitit dhe kompensoi një rënie në shitjet me pakicë, sipas të dhënave nga zyra kombëtare e Statistikave.

Produkti i Brendshëm Bruto për tremujorin e katërt u rrit me 4% me bazë vjetore, sipas të dhënave të zyrës, që është sipër normës prej 3.6% që prisnin analistët. Për vitin e plotë, ekonomistët kinezë prisnin një mesatare prej 8.4%. Prodhimi industrial u rrit me 4.3% në Dhjetor me bazë vjetore, duke thyer gjithashtu projeksionet. Prodhimi i automjeteve u rrit për të parën herë që prej muajit Prill. Investimet në aktive fikse u rritën me 4.9% duke thyer projeksionet, ndërsa investimet në prona të paluajtshme u rritën me 4.4%

Fluksi i investimeve në manifakturë pati rritje me 13.5% në vitin 2021. Megjithatë, shitjet me pakicë, një tregues i konsumit, dështuan të arrijnë projeksionet, me një rritje me vetëm 1.7% në Dhjetor. “Duhet të jemi në dijeni se mjedisi i jashtëm është më i ndërlikuar dhe i pasigurtë, me ekonominë e brendshme që ndodhet në presione të trefishta të tkurrjes së kërkesës, goditjes në ofertë dhe dobësimit të pritshmërive”- deklaroi zyra e Statistikave. Norma urbane e papunsisë në Dhjetor arriti mestaren për vitin në 5.1%. Analistët thonë se të dhënat më të mira se ç’priten të PBB, nuk ndryshojnë panoramën për Kinën, pasi ekonomia ndodhet në goditje të shumta për momentin dhe pritet një cikël i stimujve monetarë.

Klevis Llaha / SCAN

Ju rekomandojmë