Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë.
Monedhat e gjelbër u mbështet nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane për tremujorin e parë të këtij viti, por edhe nga komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili nuk e përjashtoi mundësitë e një tjetër rritje të interesave në takimin e korrikut.
Gjithashtu, Powell shtoi se nuk pret që inflacioni të shkojë brenda objektivit deri në vitin 2025. Tashmë, investitorët vlerësojnë 82% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën e interesit në takimin e 25 dhe 26 korrikut. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.
Në anën tjetër, jeni japonez është dobësuar edhe më tej, pasi Banka e Japonisë është e vetmja bankë qendrore që ndjek ende një politikë monetare ultra lehtësuese.
Ndërkohë, referuar të dhënave të rishikuara, ekonomia amerikane u rrit me 2% në tremujorin e parë të këtij viti, nga 1.3% që ishte vlerësimi i mëparshëm, duke shmangur rrezikun e një recesioni gjatë këtij viti. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 30,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1880 dollarë./scan/