Banka Qendrore e Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, për qytetarët e Kosovës, ka lansuar një fushatë vetëdijesuese për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.
Në një video shpjeguese me 7 pyetje është treguar çfarë parasheh kjo Rregullore, siç janë procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara.
Rregullorja në fjalë ka përcaktuar edhe kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, si dhe kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme.
Kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.
Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore.