Reklama

Djali 22 muajsh porosit mobile mbi 1 mijë e 700 euro përmes telefonit të nënës

BallinaLajmeEmisioneVideo LajmeSkema ProgramoreSport

NA NDIQNI NË:

Djali 22 muajsh porosit mobile mbi 1 mijë e 700 euro përmes telefonit të nënës

 9 hours më parë

Një fëmijë i pasionuar pas blerjeve habiti prindërit e tij kur porositi një sasi të madh moblijesh përmes telefonit të nënës.

Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, mori telefonin në shtëpinë e familjes në Monmouth Junction, New Jersey, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobiljeve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.

Ajo kishte mbetur në mëdyshje kur pa një konfirmim porosie në kutinë e saj hyrëse më vonë të njëjtën ditë, por shpejt e kuptoi se çfarë kishte ndodhur pasi pyeti të shoqin se kush e kishte bërë porosinë.

Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake, me një numër të madh të tyre saqë mezi kalonin në derën e përparme.

Por nëna e cila quhet Madhu zgjodhi të shohë anën qesharake të gjithë çështjes, duke thënë për NBC New York: “Ai është kaq i vogël, i lezetshëm dhe ne po qeshim me porositë që ka bërë. Është vërtet e vështirë të besohet se ai e ka bërë këtë, por ja që ndodhi”, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Ju rekomandojmë