Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, e ka vazhduar nismën e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, që vjen nga e njëjta parti, për ndarjen e rrogës së shkurtit për Fondin për Siguri.
“Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë. Është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë”, ka shkruar deputetja në Facebook.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Fondi për Siguri është themeluar sot, i cili shumë shpejt do të jetë i hapur për të kontribuar për çdo qytetar i Kosovës.
/Fakte Plus/