Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të flasifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në një bankë në Fushë-Kosovë janë deponuar 364 euro monedha të ndryshme shumica prej tyre me vlerë 2 euro.
Ndërsa në rastin tjetër, në Graçanicë janë deponuar 3 mijë e 295 monedha 2-euroshe false me vlerë 6 mijë e 590 euro.
Raporti i plotë:
FALSIFIKIM I PARASË
Te-Rrethi, Fushë Kosovë 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori.
Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori.