Reklama

Departamenti Amerikan i Shtetit lanson programin “GIST Innovates the Balkans”

GIST Innovates the Balkans 2024 është programi më i ri për mbështetje të sektorit të TIK, Inovacionit dhe Bizneseve Startup në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, që vjen si nismë e Universitetit të Arizonës (SHBA) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner udhëheqës për regjion. Financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, programi do të zbatohet përgjatë vitit 2024.

Programi “GIST Innovates the Balkans” i cili do të zbatohet në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje & Hercegovinë, përfshinë 10 javë trajnim dhe mentorim intenziv për zhvillimin e ideve dhe bizneseve, si dhe do të ofrojë burime, vegla dhe mbështetje profesionale nga stafi i Universitetit të Arizonës, biznese dhe mentorë tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivitetet e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkanit Perëndimor, mbahen Prishtinë.

Ju rekomandojmë