Shërbimi emergjent i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Kievit.
Në videon e shpërndarë nga shërbimi mediatik i Presidentit Volodymyr Zelensky shihet raketa që shpërthen në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe gërmadha në dhomën e ndejës, shkruan The Guardian.
U publikuan pamje të dëmtimit të ndërtesës shumëkatëshe edhe nga pjesa e jashtme, ku një pjesë e konsiderueshme e saj shihet e shkatërruar. Numri i të lënduarve ose të vdekurve të mundshëm ende nuk dihet./Gazeta Sinjali/
Russian missile strike last night on an apartment block in Lobanovsky Avenue in central Kyiv. A large chunk torn out of the building, with multiple floors destroyed and smoke burning this morning. Number of casualties unknown pic.twitter.com/bkJ07QdiOT
— Luke Harding (@lukeharding1968) February 26, 2022