Me 13 marrëveshjet e sotme në Elbasan, në mbledhjen e shtatë të dy qeverive tona po e liberalizojmë kufirin midis nesh për qytetarët duke lehtësuar qarkullimin e qëndrimin, dhe, po e shtojmë bashkëpunimin ndër-institucional duke shkëmbyer informacionet e përvojat e duke bashkërenduar detyrat dhe aktivitetet.
Marrëveshjet e sotme mundësojnë:
-leje-qëndrim të përkohshëm 5 vjeçar,
-lehtësim në procedura doganore – vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano,
-hapje e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash),
– studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë;
-kalendar i përbashkët kulturor vjetor;
-bashkëpunim për konservimin, restaurimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
– njësim i diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore,
– ndihmë e ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
-përafrim të politikave bujqësore për heqjen e tarifave të kontrollit import-eksport;
-mbrojtje sociale për të moshuarit dhe fëmijët, dhe
-formalizim të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama dhe Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar drejtuar nga Gentian Sala për bashkëpunimin.
Albin Kurti
Kryeministër i Kosovës