Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në ‘Kallxo Përnime’ u pyet për rastin e fundit në Gjakovë, ku në një shkollë ishte vendosur simboli që ndalon nxënëset me shami në shkolla.
“Pozicioni im si ministre është ai që e kam thënë në vazhdimësi, e drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutë edhe është një e drejtë që s’mund ti mohohet asnjë fëmije dhe në rastin specifik në mënyrën si është paraqitur ka qenë e gabueshme dhe është trajtuar edhe në nivel të drejtorisë komunale të arsimit, por konsideroj që e drejta dhe mendja duhet të jetë të drejta për mësim”, tha Nagavci.
Sipas saj, ligjet e Kosovës nuk e përcaktojnë saktë bartjen e shamisë në shkolla.