Kontrolli i Lartë i Shtetit ka analizuar gjatë vitit të shkuar performancën e administratës tatimore, duke u ndalur gjatë te mënyra si ajo vlerëson dhe kontrollon bizneset me nivel të lartë risku për evasion fiskal. Përzgjedhja behët automatikisht nga një sistem elektronik, në bazë të të cilit edhe vendoset më pas cilët subjekte do të kontrollohen në terren. Në këtë kuadër rezultatet e gjeneruar nga analiza e riskut i cili analizon sektorët e konsideruar si më me risk, përsa i takon sjelljes në lidhje me pajtueshmërinë vullnetare në kuadrin fiskal. Kjo mbështetet në të dhënat e gjeneruara nga sistemi informatik i riskut, Risk run (Ekzekutimi i Riskut), I cili vlerëson edhe me pikë secilin aktivitet.
Për vitin 2020, 12 binzeset me risk të lartë kanë qenë si më poshtë:
Në vend të parë renditen Aktivitete e shërbimit të pijeve, ku janë hasur 43,620 rregulla të thyera. Në vend të dytë Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar me mbizotërim ushqimor, pije dhe duhan 25,463 rregulla të thyera. Në vend të tretë Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara, sector ku sistemi evidenton 17,631 thyerje rregullash. Në vend të katërt dhe të pestë Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm dhe Tregtia me shumicë jo e specializuar me më shumë se 11 mijë theyrje rregullash të regjistruara në sistem.
Në vend të gjashtë Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara me 10,680 thuerje rregullash. Në vend të shtatë Flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë me 9,026 thyerje rregullash, të pasuara nga Shitja e përgatitja e artikujve farmaceutike në dyqane të specializuara me 8,446 thyerje rregullash. Në vend të nëntë Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale e jo rezidenciale me 8,321 thyerje rregullash, i pasuar nga Aktivitete juridike me 7,710 thyerje rregullash. Listën prej 12 aktiviteteve e mbyllin Prodhimi i bukës; prodhimi pastave të freskëta dhe kekeve dhe Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara me nga mbi 7 mijë shkelje secila.
Lorenc Rabeta / SCAN