Reklama

Cilat janë 10 teoritë më të çmendura të konspiracionit në vitin 2021!

Nëse ka një epokë në të cilën teoritë e konspiracionit kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në epokën tonë, sigurisht është kjo e jona. Megjithëse fantazitë konspirative – nga Protokollet false të Pleqve të Sionit e tutje – kanë ekzistuar për shekuj (dhe ndoshta më gjatë), në dy vitet e fundit ne kemi parë konkretisht se si ato nuk janë gjithmonë kuriozitete folklorike dhe përkundrazi mund të kenë një ndikim dramatik në shoqëri.

Nga QAnon tek rikthimi i Kennedy junior, nga teoritë e rreme për Covid-19 tek zhdukja e internetit, ja dhjetë teoritë që kanë shënuar vitin që po përfundon. Nga më të padëmshmet tek ato që kanë pasur pasojat më të rënda:

1. Jeta jonë është përkundrazi një simulim i madh dixhital (një nga mbështetësit më të njohur të kësaj teorie është Elon Musk i pashmangshëm)
2. Aeroporti i Denverit është baza e Illuminati
3. Interneti nuk ekziston më
4. Monarku (projekti i CIA-s) kontrollon mendjet e njerëzve
5. Rikthimi i Kennedy junior
6. Axhenda 2030 dhe utopia ekokomuniste e OKB-së
7. Pandemia u orkestrua drejtpërdrejt nga figura të tilla si Bill Gates, George Soros dhe themeluesi më pak i njohur i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab.
8. Covid, vaksina dhe çipi i 5G
9. Emigracioni masiv shkaktohet sepse fatet e tyre drejtohen nga një sekt, i udhëhequr nga George Soros sigurisht
10. Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga një kabale pedofilësh satanistë (ku përfshihen edhe bashkëshortët Clinton dhe Barack Obama) dhe se Donald Trump ishte heroi që do ta mundte atë.

Edel Strazimiri / SCAN

Ju rekomandojmë