Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Buxhetin për vitin 2024.
Por si e ka planifikuar Qeveria e Kosovës ndarjen buxhetore për vitin e ardhshëm?
Në kuadër të planifikimit bëhet e ditur se 860 milionë euro janë ndarë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike dhe 742 milionë euro për komuna, prej të cilave 635 milionë euro grante nga Qeveria.
Ndërkaq, 370 milionë euro për mbrojtje dhe siguri dhe 370 milionë euro për arsim, përfshirë grantin për komuna.