Me projektligjin për buxhetin për vitin 2022, për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) në kuadër të secilit bëjnë pjesë Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit dhe Gjykatat Themelore dhe institucionet tjera vartëse të këtij këshilli, Qeveria buxhetoi për të shpenzuar mbi 32,1 milionë euro.
Që paraqet një rritje të buxhetit për rreth 3 milionë euro në raport me Ligjin për Buxhetin e këtij viti. Përmes këtij buxheti, përveç mbulimit të pagave për personelin dhe kategorive tjera, pritet të ketë edhe shpenzime kapitale në projektet e nisura më parë.
Më shumë buxhet, pritet të ketë edhe për Prokurorinë e Shtetit. Buxheti i aprovuar nga Qeveria për Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK) për vitin 2022, pritet të jetë mbi 17.1 milionë euro me një rritje mbi 2.7 milionë euro.Përveç kësaj, KPK-së Qeveria i buxhetoi edhe 20 mijë euro rezerva, gjë që nuk është evidentuar në Ligjet ngjashme mbi ndarje buxhetore të viteve paraprake, respektivisht në tri vitet e fundit.
Në raport me BPV [Bruto Produkti Vendor] të parashikuar mbi 8.4 miliardë euro për vitin e ardhshëm, si përqindje e BPV-së, buxheti për gjyqësorin përbën rreth 0.4 për qind dhe 0.2 për qind për prokurorinë.
Më shumë buxhet për KGjK-nëMe këtë draft-ligj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet të ketë një buxhet prej mbi 32.1 milionë euro përkatësisht 32,183,896 euro. Nga ky buxhet milionësh, 90 për qind pritet të shpenzohet për paga e shtesa dhe mallra e shërbime.
Shpenzimet për paga dhe shtesa është parashikuar të kapin vlerën e 25,086,141 euro ndërsa për mallra dhe shërbime 3,983,505 euro.
Për investime kapitale është paraparë të shpenzohen deri 2,220,000 euro dhe për kategori tjera janë ndarë shuma më të ulëta se një milion euro.Me këtë projektbuxhet parashihet që numri i të punësuarve në kuadër të këtij këshilli t`i ketë jo më shumë se 2,271 të punësuar.Priten riparime e ndërtime të Gjykatave në Kosovë.
Në kuadër të buxhetit të KGJK-së, shumica e shpenzimeve që i përkasin kategorisë së investimeve kapitale janë ato të cilat pritet të vazhdojnë nga viti 2021 për në vitin 2022, e që ka të bëjë me riparimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të gjykatave.
Për dizajnimin dhe ndërtimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Fushë Kosovë, për të cilën sivjet janë shpenzuar 764,198 euro, ndërsa buxhetohen edhe 200,000 euro të tjera për vitin që vjen.Njashtu edhe të Gjykatës Themelore në Prizren buxhetohen 800 mijë euro, dizajnimin dhe ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega në Viti 320,000 mijë euro.
Ndryshe nga këto të sipërpërmendurat, ndërtimi i objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Shtime duhet të pres edhe dy vite, pasi buxhet për ndërtimin e saj nuk është paraparë për vitin e ardhshëm, ndonëse është dhënë një shifër prej 620,000 euro për vitin 2024.Si projekt i ri kapital parashihet renovimi i objektit te Gjykatës Themelore në Mitrovicë të jugut për të cilën u aprovuan 500,000 euro.
Raporton /kallxo.com/ https://kallxo.com/gjate/buxheti-2022-gjyqesorit-dhe-prokurorise-i-shtohen-5-7-milione-euro/