Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Për muajin maj, inflacioni në Eurozonë rezultoi në 6.1%, ndërsa analistët parashikojnë një ngadalësim të mëtejshëm.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Sektori minerar dhe ai i naftës dhe gazit kryesojnë fitimet me rreth 0.8%. në konferencën e organizuar nga BQE, presidentja Christine Lagarde, deklaroi se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është herët për të deklaruar fitoret përballë rritjes së çmimeve konsumatore.
Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, pasi aktiviteti i fabrikave në Kinë ra për të tretin muaj me radhë, gjatë qershorit./scan/